10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rovena Stefa për Ukrainën: Kanë mbështetur Serbinë gjatë luftës në Kosovë dhe kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e saj

Rekomandime

Prej ditësh Ukraina po përballet me situatë lufte përball shtetit fqinjë, Rusisë.

- Advertisement -

Edhe sot, kur ukrainasit janë në ditën e pestë kundër agresionit rus, situata po vazhdon të jetë e ngjashme.

Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga humbjet e jetëve të njerëzve, po ashtu dëmet e mëdha material.

- Advertisement -

Populli ukrainas kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Përveç shteteve më të fuqishme dhe liderëve botëror, edhe emra të njohur nga skena e artit kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin ukrainas.

Kjo përkrahje morale nuk ka munguar as nga artistë të ndryshme në vend, por njëjtë nuk ka vepruar edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa.

- Advertisement -

Përmes një statusi në InstaStory, Rovena ka dalë kundër kësaj, duke thënë se Ukraina ka mbështetur Serbinë në luftën kundër Kosovës dhe gjithashtu është kundër pavarësisë.

“Ukraina ka mbështetur Serbinë e Slobodan Milosevicit në luftën kundër Kosovës në vitin 98/99, dhe ka dërguar mercenar për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina e ka mbështet me ushtri Maqedoninë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Rovena në postim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit