4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Jemi në fillim të valës së katërt, virusi mund të ashpërsohet edhe më shumë”

Rekomandime

Infektologu Sali Ahmeti paralajmëron se virusi ka mundësi të ashpërsohet dhe më shumë. Thotë se akoma jemi në fillimet e valës së katër të koronavirusit.

“Po flasim për një ashpërsim të një vale të re të Covid-19 që është pothuajse ashpërsimi më i madh i pandemisë në raport me numrin e të infektuarve, hospitalizuarve, vdekurve që nga përballja me këtë virus’, thotë Ahmeti.

- Advertisement -

“Kemi pas ashpërsim edhe herëve të tjera mirëpo kjo është për disa arsye pothuajse vala më e ashpër’, shtoi ai për RTV21.

“Më e shqetësuese e bën se ne e kemi të pranishëm variantin Delta i cili është një variant shumë ma lehtë i transmetueshëm, pra shumë më lehtë bartet në mesin e personave të kontaktit dhe për faktin se përpos që përhapet shumë më lehtë ai për dallim prej varianteve të mëparshme po prekë edhe moshat e reja. Mund të llogarisim si valën e katërt e cila valë duket se është ende në fillimin e saj”, theksoi ai.

“Gjykuar në bazë të parametrave epidemiologjik aktual ka mundësi që edhe ë ashpërsohet por së paku për një kohë të caktuar të mbahet në nivele të tilla dhe ne duhet t’i marrim të gjitha masat në raport me ashpërsimin e këtij virusi’, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit