3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Jep dorëheqje shefi i Marinës Gjermane pas deklaratës mbi konfliktin Rusi – Ukrainë

Rekomandime

Inspektori i Marinës Gjermane me deklaratën e tij lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar irritim të madh. Si rrjedhojë zëvendësadmirali Kay-Achim Schönbach u zevëndësua “me kërkesën e tij”.

“I kam kërkuar Ministres së Mbrojtjes, të më lirojë nga detyrat dhe detyrimet si inspektor i Marinës me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Kay-Achim Schönbach. „Deklarimet e mia të pamenduara lidhur me politikën e sigurisë dhe atë ushtarake rëndojnë mjaft postin tim”, e argumentoi vendimin e tij për dorëheqjen zëvendësadmirali. “Për të shmangur dëmin e mëtejshëm për Marinën Gjermane, Bundeswehr-in, e në radhë të parë për Republikën Federale të Gjermanisë, unë e konsideroj të nevojshëm këtë hap.”

- Advertisement -

Ministrja socialdemokrate e Mbrojtjes Christine e pranoi kërkesën për dorëheqje të 56 vjeçarit, njoftoi zëdhënësi i ministrisë të shtunën në mbrëmje (22.01). Deri në vendimin për zgjedhjen e pasuesit Marina Gjermane do të drejtohet nga zëvendësi i deritanishëm i Schönbach-ut, kontra-admirali Jan Christian Kaack.

“ Krimeja është e humbur”

Schönbach gjatë një raundi bisede Think Tanks në Indi ka thënë, se gadishulli i Krimesë i aneksuar më 2014 nga Rusia është i humbur për Ukrainën. “Krimeja ka marrë fund, s’kthehet më, ky është fakt”. Një regjistrim me video i kësaj bisede është përhapur në internet. Schönach hodhi poshtë edhe frikërat, se Kremlini planifikon ndërkohë një ndërhyrje në vendin fqinj. Që Rusia do të përvetësojë territor ukrainas, kjo është „absurde”.

- Advertisement -

Njëkohësisht kreu i marinës ka shprehur mirëkuptim për presidentin rus Vladimir Putin. “Ajo çfarë Putin kërkon vërtetë është respekti si i barabartë. Dhe – o Zot – të respketosh dikë nuk kushton aspak, nuk kushton asgjë. Pra nëse më pyesni mua: Eshtë e lehtë t’i japësh atij respektin, që kërkon, dhe me sa duket ai edhe e meriton këtë.”

Ministria e Mbrojtjes në Berlin u distancua prej deklaratave të Schönbach-ut. Ato „nuk i përgjigjen kurrësesi as në përmbajtje dhe as në përzgjedhjen e fjalëve pozicionit të Ministrisë së Mbrojtjes”. Kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag Bundestag, liberal-demokratja Marie-Agnes Strack-Zimmermann theksoi: “Zëvendësadmirali Schönbach me deklarimet e tij ka vënë në pikëpyetje strukturën europiane të sigurisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Dorëheqja e tij është logjike.”

- Advertisement -

“Zhgënjim i thellë”

Ministria e Jashtme e Ukrainës për këtë arsye i shprehu shqetësimin ambasadores gjermane në Kiev, Anka Feldhusen. Deklaratat e Schönbach-ut janë „të prapranueshme”. Më parë ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba kishte shprehur zemërimin e tij, që qeveria gjermane nuk do të furnizojë armë në Ukrainë. “Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë për pozicionin e qeverisë së Gjermanisë lidhur me mosgarantimin për furnizimin me armë në Ukrainë.”

Rusia javën e kaluar grumbulloi mbi 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas. Qeveria në Moskë i përgënjeshtron planet për ndërhyrje. Ajo kërkon nga NATO garanci për sigurinë si dhe anulimin e pranimit të Ukrainës në aleancë. Perëndimi e refuzon këtë kërkesë dhe deklaron, se ndërhyrja e trupave ruse në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit