1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jepet alarmi: Përplasja Kinë-Tajvan mund të përshkallëzohet në konflikt bërthamor

Rekomandime

Zhvillimet e fundit tregojnë se një zgjidhje paqësore e mosmarrëveshjeve midis Tajvanit dhe Kinës nuk ka gjasa të ndodhë. Ish Ambasadori Amerikan në Kinë, J. Stapleton Roy tha të mërkurën se tensionet mes dy vendeve po thellohen dhe mund të shkohet drejt një konflikti bërthamor.

- Advertisement -

Kina ka deklaruar qartë se do të përdorë forcën ushtarake për të parandaluar Tajvanin që të bëhet një shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht, tha diplomati në pension.

Në këto rrethana, Shtetet e Bashkuara duhet të parandalojnë që një konflikt ushtarak të mos shndërrohet në një konflikt bërthamor, shtoi Roy.

Ish ambasadori kërkon që administrata e re e Presidentit Joe Biden t’i kushtojë vëmendje zhvillimeve të fundit në Kinë.

- Advertisement -

Ekspertë të tjerë kanë thënë se regjimi komunist i Kinës nuk ka plane të ndërmarrë një sulm në Tajvan, megjithëse tensionet midis dy vendeve mund të rriten më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit