8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ushtria amerikane bllokon urdhrin e Trumpit për tërheqjen e 12.000 ushtarëve nga Gjermania

Rekomandime

Ushtria amerikane ka hequr dorë nga zbatimi i urdhrit të ish-presidentit Trump për largimin e rreth 12 mijë trupave nga Gjermania. Ky urdhër ishte vlerësuar kundërthënës dhe shprehje e zemërimit ndaj një aleati kyç.

- Advertisement -

Vendimi për pezullimin e urdhrit të Trumpit rreth tërheqjes së trupave nga Gjermania u bë i ditur papritmas nga gjenerali Tod Wolters, komandant i NATO-s për Evropë, përderisa po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se urdhri i ish-presidentit amerikan do të mbetet i pezulluar për t’ia mundësuar sekretarit të ri të Mbrojtjes në ShBA, Lloyd Austin, që të bëjë një rishikim të plotë për këtë 1ështje dhe të raportojë te presidenti Joe Biden, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Trumpi e kishte përshkruar vendimin për tërheqjen e trupave si ndëshkim për shpenzimet e vogla të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes. Vendimi u pa si shprehje e zemërimit të tij ndaj kancelares Angela Merkel, e cila e kishte sfiduar vazhdimisht për disa çështje.

- Advertisement -

Është pretenduar se Trumpi e kishte marrë vendimin pa u konsultuar me vendet tjera anëtare të NATO-s. Thuhet se vendimi ishte gjithashtu kundër dëshirës së figurave të larta në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit.

“Ushtarët tanë janë atje për ta mbrojtur Gjermaninë, apo jo? Dhe Gjermania është e thirrur që të paguajë për këtë. Gjermania nuk po paguan”, deklaroi Trumpi vitin e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit