10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jeremiç: Vuçiq negocioj për Kosovën në OKB

Rekomandime

Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç ka deklaruar se presidenti Vuçiq në Uashington “negocioj për anëtarësimin e Kosovës në OKB” dhe që kreu i administratës amerikane ka shumë pritje nga Beogradi dhe Prishtina në prag të zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Deri në zgjedhje jo, por pas tyre kanë pritje të mëdha. Pasi zyrtari i lartë amerikan GreneLl që mori rolin e mbikëqyrjes së shërbimeve informative të ShBA-ve, vendosi që të mbetet i kyçur në procesin (e bisedimeve për Kosovën), përfundimi im është se ai dhe kreu i administratës amerikane do përfundojnë marrëveshjen deri në nëntor. Kur këtë e kam shprehur me bisedues në Uashington asnjëri nga ata nuk ka thënë se nuk pajtohet”, tha Jeremiç për “Zërin e Amerikës”.

- Advertisement -

Jeremiç në Departamentin e Shtetit bisedoi me përfaqësuesit e ShBA, ndërkohë kishte takim edhe me kongresmen, senator dhe zyrtarë tjerë thuhet në kumtesën e Partisë Popullore. Në pyetjen nëse e di çka janë pajtuar rreth Kosovës ai tha se “është jokorrekt të transmetoj atë që ia kanë thanë zyrtarët amerikan”.

“Pritjet e mia rreth kësaj është se bëhet fjalë për marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së”, tha ai.

Ai rreth zgjedhjeve theksoi se “ai që sot është në opozitë e vërtetë nuk do dal në zgjedhje”.

- Advertisement -

“Kjo është gjendja që kanë biseduesit e administratës amerikane, na është thënë më herët se nëse nuk dalim në zgjedhje nuk do jemi bisedues kredibil me ndërkombëtarët, tash kjo nuk qëndron”, tha Jeremiç.

“Ndoshta demokracia dhe drejtat e njeriut nuk janë prioritet amerikan si ishin më herët por janë hequr nga tavolina”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit