4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Jeremiq: Serbia është pajtuar që Kosova të ketë ulëse në OKB

Rekomandime

Kreu i partisë opozitare NS në Serbi, Vuk Jeremiq, është takuar me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit në SHBA, si dhe kongresmenë dhe senatorë.

- Advertisement -

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se është diskutuar për zgjedhjet e ardhshme në Serbi që do të mbahen me 26 prill.

Jeremiq ka thënë se liderët e tashëm të Serbisë janë pajtuar që Kosova të pranohet në OKB dhe që kjo administratë e SHBA’së ka pritje të mëdha që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë pas zgjedhjeve.

“Nuk besoj që ata kanë shpresa të mëdha për marrëveshje para zgjedhjeve ën Serbi, por defenitivisht shpresat janë që pas zgjedhjeve të bëhet dicka. Meqenëse një zyrtar senior i SHBA’së, Richard Grenell, ka vendosur që të mbetet i involvuar në dialog, pritjet e mija janë që një marrëveshje Prishtinë-Beograd të arrihet në nëntor. Kur fola me njerëzit në Uashington, askush nuk e mohoi këtë gjë”, tha ai.

- Advertisement -

“Është në dijen time që do të ketë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, që do të përmbajë pranimin e Kosovës në OKB, shton ai.

Ai po ashtu ka thënë se perëndimi është pajtuar me faktin se Serbia nuk do të jetë kurrë një shtet tërësisht demokratik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit