-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Jeta në qytetin rus, ku dielli nuk lind gjashtë javë

Rekomandime

Nga data 2 dhjetor deri më 11 janar, dielli nuk del në horizont në qytetin veriperëndimor rus, Murmansk. Më poshtë po i prezantojmë disa pamje të këtij qyteti shumë të ftohtë, të realizuara nga fotografi Amos Chapple.


Qyteti Murmansk është qyteti më i madh i rajonit të Arktikut. Kjo fotografi është bërë më 11 dhjetor, në orën 11 e 32 minuta të paraditës, kur dielli ndodhet në pikën më të lartë, por nuk shihet në horizont.

Monumenti “Alyosha” në Murmanks u kushtohet ish-ushtarëve sovjetikë, të cilët e kishin mbrojtur atë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Disa punëtorë duke e ndërtuar një hotel me ndihmën e ndriçimit artificial gjatë orëve të ditës

Rreth 100 kilometra në lindje të qytetit Murmansk, barkat e epokës cariane qëndrojnë të ngrira nën dritën e Hënës.

Treni në këtë qytet qarkullon rregullisht dhe në shumicën e rasteve transporton thëngjill.

Një grua duke e pritur autobusin brenda hapësirës së ngrohtë të një barnatoreje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit