6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Sodë buke në kopsht në vend të pesticideve: Lulet gufojnë, kërmijtë ikin, dheu pastrohet

Rekomandime

Nëse keni kopshtin tuaj, sado që të jetë i madh apo i vogël, veç një përbërës mund të bëjë mrekulli në kopsht: sodë buke.
Soda e bikarbonatit me shekuj përdoret për pastrim të shtëpisë, dezinfektim, si ndihmë e parë për bukuri dhe shëndet, por a e keni ditur që mund të jetë e dobishme edhe si ndihmë në kopsht. Kjo është koha e duhur e vitit kur mund të filloni të përgatiteni.

- Advertisement -

Për të eliminuar dëmtuesit, soda e bikarbonatit është njëqindfish më efikase dhe më e mirë se pesticidet. Mund ta bëni sprej organik për pesticide i cili mund të vrasë insektet të cilat i dëmtojnë bimët, siç janë tenjat e merimangës, ndërkaq me atë rast nuk do të dëmtoni insektet e dobishme për ne.

Përzieni një lugë të vogël sodë bikarbonati, një të tretën e filxhanit vaj ulliri dhe një filxhan të vogël ujë. Përzieni mirë këtë kombinim derisa të tretet mirë soda e bikarbonatit dhe pastaj qiteni në spërkatës dhe spërkatni bimët.

Lule më të bukura me ndihmën e sodës së bikarbonatit
Për lulet të cilat rriten vetëm në dheun alkal, siç janë hortensia, begonia dhe germaniumi, mundeni t’i bëni që të lulëzojnë edhe më bukur me ndihmën e sodës së bikarbonatit. Vetëm tretni pak sodë bikarbonati në ujë para se me të t’i ujitni lulet.

- Advertisement -

Eliminon kërmijtë
Mjafton të qitni sodë bikarbonati drejtpërdrejt mbi ta dhe ata do të ngordhin. Mundeni dhe përreth bimëve të bëni “shteg mbrojtës” nga soda e bikarbonatit duke e qitur drejtpërdrejtë mbi dheun e lules.

Bëni domaten të bëhet e ëmbël si molla
Thjesht zvogëloni thartësirën e dheut përreth domates duke hedhur në dhe sodë bikarbonati.

- Advertisement -

Rinoni bimët
Pas trajtimit me sodë bikarbonati, lulet do të lulëzojnë si kurrë më parë. Mjafton që në pesë litra ujë të tretni një lugë sodë bikarbonati dhe një lugë kripë deti. Me këtë kombinim ujitni lulet, shkurret, murin e gjallë dhe çdo gjë që dëshironi të rritet vrullshëm…

Vret barojat
Ajo barojë e cila nuk dëshironi të rritet rreth shtëpisë mund ta zhdukni me sodë bikarbonati. Barojat ujitni mirë dhe pastaj mbi to qitni mjaft sodë bikarbonati. Kushtoni kujdes që mos e qitni drejtpërdrejt në bimët të cilat i dëshironi, sepse mund t’i digjini rrënjët e bimëve.

Vret krimbat në lakër, lulelakër dhe brokoli
Përzieni në përpjesëtim të njëjtë sodën e bikarbonatit dhe miellin dhe këtë tretje qiteni mbi lakër, lulelakër ose brokoli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit