6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Jim Belushi ju shkruan fansave: Dua të lidhem me sa më shumë motra dhe vëllezër shqiptarë

Rekomandime

Aktori me famë ndërkombëtare, Jim Belushi ka kërkuar që të lidhet edhe më shumë me fansat e tij shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Twitter, Belushi ka kërkuar të gjithë fansave të tij shqiptarë në të gjithë botën, që ta shpërndajnë postimin e tij në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.

- Advertisement -

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi.

Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi (1918-1996), një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi (1922-1989), e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit