1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Jo he ta q* atë nonë”, Berat BuzhaIa e denoncon pubIikisht mërgimtarin për sharjet në rrjete sociaIe

Rekomandime

Gjuha e urrejtjes, sharjet, ofendimet e mallkimet janë shumë të pranishme në shoqërinë kosovare e që shpërfaqen edhe përmes rrjeteve sociale. Pre e rasteve të tilla shumë shpesh bien edhe fytyrat publike, në mesin e të cilëve edhe gazetarët e analistët. Një ndër ta është edhe gazetari Berat Buzhala, i cili së fundmi e ka denoncuar publikisht një person, raporton Gazeta Sinjali.  

Buzhala ka publikuar në Facebook fotografinë e një mërgimtari nga Londra, i cili e ka sharë disa herë në rrjetin social Twitter.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Gani Kajashin, një koment i të cilit e shtyri Buzhalën të reagojë, por siç duket kjo nuk e zmbrapsi dhe i njëjti vazhdoi me sharje.

“Une i kuptoj – deri dikund – ata qe i kane ma pak se 20 vjeç edhe qe hyjne me shajte me nane ne rrjete sociale. Ky burri i ka krejt floket e thinjura, garant ka familje, jeton ne Londer, emrin e ka Gani Kajashi. Ky hyn edhe shane me nane. Ky cdo mbramje i sheh ne sy grune, femijet e tij, e ndoshta edhe nanen e baben. Ata ndoshta nuk e dine cfare familjari kane. Gjithashtu ky ne rruge doket njeri normal. Por realisht nuk eshte. Ky e ka dikund nje traume.

Po e publikoj, sepse paraprakisht ia terhjeka vrejtjen qe kam me publiku. Masi m’shajti edhe njehere, tha publikoje. Ok. Gani”, ka shkruar Buzhala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit