Gjatë fjalimit të deputetit të AAK-së Bekë Berisha, mbrapa tij është parë duke pirë cigare kolegu i tij, Daut Haradinaj.
Por nuk është vetëm deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që tymos cigare brenda Kuvendit.
Në një fotografi të siguruar nga Ekonomia online, vërehet deputeti i VV-së, Artan Abrashi, duke pirë cigare brenda Kuvendit.
Ndryshe, Kuvendi po mban seancë plenare në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e votimit të mocionit të mosbesimit. Seanca filloi në orën 11:00 dhe ende po vazhdon.