16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kelmendi: Kam shpresë që LDK dhe Vetëvendosje janë ende në kohë për të tejkaluar krizën mes tyre

Rekomandime

Drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka thënë se ende shpreson që dy partitë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në kohë për të gjetur formulën për bashkëqeverisje.

- Advertisement -

“Mund të më quajnë ‘optimist të çmendur’ por besoj që ende ka kohë që këto dy subjekte nëse e kanë vullnetin ta tejkalojnë këtë situatë”.

Kelmendi në Specialen në Klan Kosova, ka thënë që mes këtyre dy partive duhet të mbizotërojë një “zë i arsyes”.

“Unë e kam thënë për LDK dhe VV edhe në kohën kur u bënë bashkë përfundimisht kur i bënë aranzhimet elegante për të qeverisur, atëherë kur Glauk Konjufca mori postin e ministrit të Jashtëm. Askush nuk ka një qartësi sesi do të shkojë kjo çështje përpara se a duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Qytetarët duan të kenë stabilitet në Kosovë mbi të gjitha në kohën kur po përballemi me pandemi”.

- Advertisement -

“Besoj në atë që është bërë klishe, në thënien e Niçes se “ajo që nuk të vret vetëm sa të forcon”. LDK dhe VV të gjejnë një forcë për ta çuar bashkëpunimin tutje edhe pse me pikëpamje të ndryshme. Çka fiton LDK me këtë mocion dhe shkarkimin e Qeverisë për të cilin janë angazhuar vet tash e një vit e gjysmë? Le ta gjejnë të dyja zgjidhjen bashkë siç kanë bërë deri tash, të gjejnë çfarëdo lloj formule.”

“S’ka gjë më të shenjtë se të ketë stabilitet politik. Sot ishin tetë raste të tjera me koronavirus dhe Kosova nuk ka hyrë ende në ditët më të vështira. Dy persona po pritet të dalin të shëruar. Pse gjithë kjo urgjencë?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit