17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Jo vetëm në Kosovë, cilësi e dobët e asfaltit edhe në Zvicër! (FOTO)

Rekomandime

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një rrugë të qytetit zviceran, Gjenevës.

- Advertisement -

Sipas disa fotografive që lexuesit e klankosova.tv kanë dërguar, duket që papritmas një pjesë e asfaltit është përpirë duke shkaktuar habi dhe panik te kalimtarët.

Siç shihet edhe nga pamjet, fillimisht, nga cilësia e dobët, shtresa e asfaltit ka filluar të çahet dhe pastaj është shembur e tëra duke rënë brenda një grope e cila është krijuar më pas.

Policia ka dalë në vendngjarje duke e siguruar vendin përreth, teksa qytetarët të habitur e kanë fotografuar këtë fenomen.

- Advertisement -

Ndërkaq, ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, si dhe shkaqet nga të cilat u shkaktua kjo çarje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit