15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Joe Biden e siguron numrin e delegatëve, nominohet zyrtarisht kandidat për president të ShBA-së

Rekomandime

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, e ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për t’u nominuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Një kandidati i nevojiten së paku 1,991 delegatë për ta siguruar nominimin. Joe Biden e kapërceu këtë prag pas publikimit të rezultateve në orët e vona të së premtes për zgjedhjet në shtatë shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kjo arritje ishte më tepër formalitet, sepse ai praktikisht ishte bërë i nominuar i partisë për zgjedhjet presidenciale që në muajin prill, kur rivali i tij kryesor, senatori Bernie Sanders, u tërhoq nga gara.

“Ishte nder që së bashku të garojmë në njërin ndër grupet më të talentuara të kandidatëve që Partia Demokratike i ka vendosur ndonjëherë dhe e them me krenari që do të futemi në këto zgjedhje si parti e bashkuar”, tha Joe Biden të premten.

Në një pikë të caktuar të garës brenda partisë, për këtë nominim garonin më shumë se 20 kandidatë. Sidoqoftë, disa prej tyre filluan të tërhiqeshin pasi panë se nuk kanë gjasa për ta fituar garën.

- Advertisement -

Joe Biden e kishte një fillim të ngadalshëm dhe e regjistroi fitoren e parë në Karolinën Jugore në fund të shkurtit.

Ndonëse Bernie Sanders ishte duke udhëhequr në garë gjatë fazës së parë, Joe Biden shënoi sukses gjatë “Super të Martës”, kur mbahen zgjedhje në shumë shtete, duke e rritur përqindjen e përkrahjes.

- Advertisement -

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara pritet të mbahen në nëntor të këtij viti. Në këtë garë, Joe Biden do të përballet me presidentin e tanishëm të ShBA-së, Donald Trump, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit