-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Joe Biden: Emëron një superprokuror antikorrupsion për Ballkanin

Rekomandime

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, avancon në ofensivën e tij në Ballkan për të ndëshkuar korrupsionin, por edhe për të larguar influencën ruse. Siç bën të ditur televizioni ‘B92’, Zyra e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit në Prokuroritë e Huaja në Departamentin e Drejtësisë në SHBA do të emërojë një këshilltar ligjor të përhershëm për Ballkanin Perëndimor.

Detyra e tij do të jetë të ofrojë asistencë teknike në zbatimin e ligjit, dhe të rrisë kapacitetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

- Advertisement -

Këshilltari ligjor është planifikuar të fillojë punën në prill të vitit 2022 me mandat 14 mujor, ndërsa konkursi për aplikimin e kandidatëve është mbyllur më 13 dhjetor, njoftoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë, duke shtuar se ky është një program rajonal.

Selia e këtij institucioni që në fakt është një supekryeprokuror, do të jetë në Zagreb, dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë Kroate të Drejtësisë.

Puna e këshilltarit ligjor, siç u theksua, do të fokusohet në ndihmë të luftës kundër korrupsionit, abuzimit me prokurimet publike, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

- Advertisement -

Kjo zyrë do të përfshijë asistencë teknike, monitorim dhe këshilla për hetimin, ndjekjen penale dhe vendimmarrjen. në rastet e hetuara.

Ai gjithashtu do të japë këshilla për ligjet ose projektligjet ekzistuese. Këshilltari ligjor do të punojë ngushtë me këshilltarë të tjerë të emëruar në vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe me staf nga ambasadat e SHBA-së në ato vende.

- Advertisement -

Kandidati duhet të ketë një diplomë juridike, licencë për të ushtruar profesionin dhe të jetë një avokat me reputacion të mirë me të paktën katër vjet përvojë në drejtësi dhe prokurori, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Ky është hapi i radhës konkret nga Presidenti Biden, pas urdhërit ekzekutiv, që e konsideronte korrupsionin, një vepër që cënon paqen në rajon.

E pas këtij urdhri ekzekutiv ka pasur stuhi të mëdha ndaj zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, Bosnjë, por edhe në Kosovë, ku janë ndëshkuar të gjithë njerëzit që financojnë rebelimin në veriun e Kosovës, e që mbështeten nga Aleksandër Vuçiç.

Ndërkaq, një tjetër hap i fortë i presidentit Biden, ishte emërimi si ambasador në Serbi i një diplomati me përvojë në kohën e çlirimit të Kosovës, apo një bultozer diplomatik, si Christopher Hill.

Ambasadori i emëruar në Beograd, gjatë një séance në Senatin Amerikan, tha se mandati i tij do të jetë vazhdimësi e politikës së SHBA që ka nisur në kohën e Bill Clinton-it, vetëm në një mënyrë më të butë – të përshtatur me rrethanat e reja.

Pas kësaj deklarate, mediat serbe janë çoroditur, e po mundohen të krijojnë një klimë që ta kontestojnë Hill, por që hapur nga Beogradi nuk po gjendet asnjë alternativë.

Hill, në fjalimin e tij para senatorëve, iu referua çështjes së negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatës në BiH, si dhe marrëdhënieve ndërmjet Serbisë nga njëra anë dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër. Duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorëve, Hill tha se është i shqetësuar për çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se situata në Bosnjë e Hercegovinë është gjithnjë e më problematike, se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të marrë kompetencat në fushën e drejtësisë dhe ushtrisë së përbashkët, por se SHBA nuk do ta lejojë presidentin serb Aleksandar Vuçiç që të jetë katalizator në këtë situatë.

Hill i bëri thirrje Beogradit që të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën.

Sipas tij, “njohja reciproke është mënyra më e mirë për përparim”, dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet nën kujdesin e BE-së, është mënyra më e mirë që të dyja palët të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Analistët politikë serbë e konsiderojnë qëndrimin e ambasadorit të ri, si rikthim të politikës së viteve 90.

Dragomir Angjelkoviç, një ish-diplomat e studiues serb që ka një institut të financuar nga Moska, i konsideron mesazhet e Hill për Kosovën, si “jashtëzakonisht abstrakte”, si dhe hedh alarmin që në Beograd duhet të nisë një revoltë antiamerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit