11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Joe Biden president i SHBA-ve, këto janë përfitimet që do të ketë Kosova në organizatat ndërkombëtare

Rekomandime

Joe Biden është inauguruar dje president i 46-të i SHBA-ve.

- Advertisement -

E derisa dihet marrëdhënia e Kosovës dhe SHBA-ve, pritjet janë të mëdha nga kjo administratë.

Lidhur me rolin e administratës Biden dhe ndikim për Kosovën, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike dhe ish gazetari Rexhep Shahu.

Sipas tij, Biden është mbështetës i Kosovës dhe se Amerika nuk punon kundër Kosovës.

- Advertisement -

“Presidenti amerikan Biden është politikan gjysmëshekullor në Amerikë dhe njihet si një mbështetës i Kosovës. Është mirënjohës ndaj mirënjohjes që ka artikuluar ndaj tij Kosova. Administrata e tij nuk mund të veprojë kundër Kosovës se Amerika nuk punon kundër Amerikës. Kosova nuk është histori pasioni a dashurie e ndonjë presidenti amerikan, por është histori drejtësie, histori interesash amerikane strategjike, është historia e mbrojtjes së të drejtave të dy milionë shqiptarëve në zemër të Evropës”, është shprehur ai.

Shahu përmend deklaratën e Blinken lidhur me Kosovën, derisa thotë se për Kosovën ka pasur në vazhdimësi mbështetje dhe se Kosova nuk është pas listës së interesave amerikane.

- Advertisement -

“Ditët e fundit pas zgjedhjeve në Amerikë, Anthony Blinken, siç njoftohet që do të jetë Sekretari i ri i shtetit në administratën e re të presidentit Biden, i tha në seancë dëgjimore e miratimi Kongresit në SHBA që e duartroket Marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë që u nënshkrua në prani të presidentit Trump. Do të thotë se për Kosovën ka pasur e ka vazhdimësi mbështetje e qëndrimi, se Kosova nuk është pas listës së interesave amerikane”, ka vlerësuar ai për “Bota sot”.

Ai shton se ka pasur politikanë shqiptarë, VV dhe Kurti që kanë qenë kundër marrëveshjes me Serbinë në SHBA.

“Ka pasur parti e politikanë shqiptarë, VV dhe z. Kurti kanë vjellë vrer kundër asaj marrëveshje, kundër Grenellit dhe presidentit Trump. Harrojnë se Amerika nuk i ka çështje marrëdhëniesh mes individësh personale interesat e saj me Kosovën. Çfarë do bëjë Albini me atë që nënshkroi Avdullah Hoti në zyrën ovale”, ka theksuar Shahu.

Ai beson se presidenti i ri do ta vazhdojë presionin e ndërhyrjen në botë që të mos zvarritet çështja e Kosovës në institucionet ndërkombëtare botërore dhe do të intervenojnë në favor të Kosovës që të mos shëmtohet e të mos mërzisë askënd liria e Kosovës.

“Unë besoj se Amerika e nxitur nga presidenti i ri do ta vazhdojë presionin e ndërhyrjen në botë që të mos zvarritet çështja e Kosovës në institucionet ndërkombëtare botërore. Unë besoj se individualitet të spikatura të administratës së demokratëve në Amerikë që kanë qenë lojtarë të ekipit të ngushtë të presidentit Klinton kur çliruan Kosovën, do të intervenojnë në favor të Kosovës që të mos shëmtohet e të mos mërzisë askënd liria e Kosovës”, ka deklaruar Rexhep Shahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit