Presidenti amerikan Joe Biden për pak sa nuk është rrëzuar derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit presidencial – por kësaj radhe ai kishte fat dhe i shpëtoi rrëzimit.
Derisa po bëhej gati për një udhëtim në Pitsburg, po binte shi dhe kështu në një moment ai u pengua në shkallë dhe për pak sa nuk u rrëzua – megjithatë arriti të qëndrojë në këmbë, transmeton Telegrafi.
Ai arriti të ruaj baraspeshimin pavarësisht se në njërën dorë mbante valixhen e në tjetrën ombrellën.
“E di se njerëzit e kanë parë presidentin Biden duke rrëshqitur para se të hyjë në aeroplan, por ai nuk është lënduar e as që ka pasur nevojë për ndihëm mjekësore”, ka thënë Kate Beddingfield, drejtoreshë për komunikim pranë Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë që Biden kishte tërhequr vëmendjen e opinionit gjatë 19 marsit, kur tri herë u rrëzua në shkallët e aeroplanit presidencial i njohur si Air Foce One.
Asokohe personeli i Shtëpisë së Bardhë kishte lënë “fajtorë” erërat e forta, që kanë fryrë në bazën ajrore Andrew në afërsi të Washingtonit.