19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Italiani ia dha zyrtarit rus 47 dokumente sekrete të NATO-s për shumë qesharake

Rekomandime

Policia italiane ka zbuluar se një grumbull dokumentesh shumë sekrete ushtarake kanë qenë pjesë e këmbimit në rastin e spiunazhit, ku një kapiten italian mori të holla nga një zyrtar rus për marrjen e këtyre materialeve.

Walter Biot u arrestua të martën në një parking veturash në Romë. Një burim i policisë tha se ai ishte duke ia dhuruar dokumentet një atasheu ushtarak rus për një shpërblim prej 5 mijë eurosh, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Burimi i organeve të drejtësisë me qasje në këtë dosje tha se policia ka gjetur një USB me 181 fotografi të klasifikuara si konfidenciale, nëntë fotografi të klasifikuara si shumë konfidenciale dhe 47 të klasifikuara si dokumente sektrete të NATO-s.

Avokati i kapitenit italian, Roberto De Vita, i tha një gazete italiane se klienti i tij i ka thënë se i ka dorëzuar të dhëna Rusisë për të holla, por mohoi se ka zbuluar dokumente të klasifikuara.

I intervistuar nga gazeta “Corriere della Sera”, avokati De Vita tha se Biot i ka thënë se nuk është nxitur në aspektin ideologjik për ta bërë këtë veprim dhe se kurrë nuk ka dorëzuar dokumente që do ta vendosnin Italianë apo ndonjë shtet tjetër në rrezik.

- Advertisement -

Italia, që tradicionalisht ka pasur marrëdhënie më të mira me Rusinë sesa shumë shtete tjera perëndimore, ka dëbuar dy diplomatë rusë pas këtij rasti dhe spiunazhin e ka cilësuar si akt armiqësor.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është cituar të ketë thënë se shpreh keqardhje për dëbimin e diplomatëve të saj nga Roma, por se ky zhvillim nuk i kërcënon raportet dypalëshe.

- Advertisement -

Avokati i kapitenit italian që u arrestua për shitjen e të dhënave tha se klienti i tij ka katër fëmijë dhe njërin prej tyre e ka të sëmurë rëndë dhe ka nevojë për kujdes të veçantë.

“Kam bërë një gabim, por e kam bërë për familjen time. Pata një moment të dobësisë dhe brishtësisë së madhe. Isha i përfshirë në një mekanizëm që ishte më i madh se unë. Kisha një borxh që nuk mund ta ktheja”, u citua të ketë thënë italiani i arrestuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit