10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Taksa solli mbi 100 milionë dhe punësimin rreth 5 mijë të rinj”

Rekomandime

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një konferencë ka thënë se vendosja e taksës i ka sjell zhvillime pozitive ekonomisë e vendit, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Sipas tij, efekti i taksës ka qenë shumë i madh dhe ka rritur qarkullimin e brendshëm mbi 100 milionë dhe punësimin rreth 5 mijë të rinj.

Nga ana e tij, Haradinaj mes tjerash tha se viti 2019 nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit, duke kujtuar disa ngjarje që e kanë shënuar këtë vit.

“Mendoj se është e arritur e madhe fakti se ka arritur të implementohet Ligji për “Trepçën”, sepse duke u implementuar ky ligj për “Trepçën”, jep disa efekte: E para krijon situatë të pastër të statusit ligjor të resurseve në vendin tonë, të gjitha resurseve, pra me këtë përmbyllet kapitulli se të kujt janë resurset ose pasuritë natyrore të vendit tonë dhe kësisoj Trepça është e gatshme për të operuar dhe për të bërë biznes”.

- Advertisement -

Më tej, kryeministri në detyrë tha se është e vërtetë se është rritur eksporti i Shqipërisë për 30 për qind në Kosovë, ka mbërri në 70 milionë, duke u shprehur i bindur se sikur të kishte pas një qasje më të hapur të ndërsjellë kjo gjendje do të ishte dukshëm më e mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit