1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Joe Biden vendos zyrtarë pro Kosovës në top pozitat diplomatike

Rekomandime

Më 20 janar, Joe Biden do të betohet që për katër vjet të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Ndërkohë 78 vjeçari ka kompletuar ekipet e qeverisjes së tij.

Në krye të Departamentit të shtetit që është Ministria e jashtme amerikane ai ka vendosur tre top diplomatë.

Secili në mënyrën e tij kanë lidhje të forta e të veçanta politike me Kosovën.

- Advertisement -

I nominuar për sekretar shteti është Antony Blinken i cili bashkë me Joe Bidenin sa ishte zëvendëspresident kishin vizituar Prishtinën dhe ishte angazhuar për forcimin e Republikës së Kosovës.

E dyta në State departament do të jetë Wendy Sherman, person fort i besuar i ish-sekretares, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e luftës së Kosovës.

- Advertisement -

Top tre në diplomacinë e Washingtonit do të rikthehet Victoria Nuland, që mbajti postin e ndihmëssekretares gjatë administratës Obama ku Biden ishte zëvendëspresident.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit