-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vjosa Osmani ia mësyn Katarit

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.

Sipas një njoftimi të Presidencës, në Forumin e Dohas, Presidentja Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.

- Advertisement -

“Gjatë vizitës në Katar, Presidentes Osmani do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla- Schëarz. Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria”, thuhet në njofitm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit