19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Selakovic – Serbia jep medalje për ata që nuk njohin Kosovën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakovic i cili po zhvillon një vizitë në Kamerun, u takua me kryeministrin e këtij vendi Joseph Dion Ngute, derisa e falënderoi për qëndrimin ‘parimor’ të Kamerunit për Kosovën dhe Metohinë dhe mirëkuptimin e plotë krah pozicionit të Serbisë, tha Ministria e Jashtme serbe.

Selakovic po ashtu tha se Serbia mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Kamerunit.

- Advertisement -

Ai shprehu kënaqësinë që në dritën e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, ato do të vazhdojnë me mbështetjen reciproke aktive, si në planin dypalësh ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare.

Duke kujtuar se të dy vendet lidhin miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet e mira politike që datojnë që nga periudha e veprimit të përbashkët në kuadër të Lëvizjes së “Pa inkuadruarve”, ministri Selakovic tha se kjo është një bazë e shkëlqyer që duhet të përdoret për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e vendosur për intensifikimin e dialogut politik me Kamerunin, duke bërë thirrje që në periudhën e ardhshme të realizohet vizita e zyrtarëve të Kamerunit në nivelin më të lartë.

- Advertisement -

Ministri tha se “bashkëpunimi ekonomik është relativisht modest në shtrirje, duke mos ndjekur trendin e marrëdhënieve të mira politike, duke theksuar se ka potenciale të konsiderueshme në fusha të shumta si bujqësia, ndërtimtaria, teknologjia e informacionit dhe arsimi”.

“Kreu i diplomacisë serbe i dorëzoi kryeministrit të Kamerunit “Urdhrin e Republikës së Serbisë” më një fjongo presidentit të Kamerunit Paul Biya, i cili iu dha në vitin 2016 nga presidenti i atëhershëm serb Tomislav Nikolic për meritat në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe miqësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit