1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Joseph: Duhet t’i afrohemi Serbisë nga pozicioni i pushtetit jo nga pozicioni i frikës

Rekomandime

Profesori Eduard Joseph:nga Universiteti “John Hopkins”, i cili është një nga autorët e raportit “Nga kriza tek ofrimi – strategjia për luftë kundër jo stabilitetit në Ballkan në burimin e saj”, thekson se përderisa Rusia teston NATO-n dhe ShBA-në në zgjidhjen e problemit në Ukrainë, raporti i publikuar mohon rolin e Moskës si partneri më i rëndësishëm në Ballkan, shkruan “Kosovo-online”.

Jozef shkroi në Twitter se “duhet t’i afrohemi” Serbisë nga pozicioni i pushtetit që të çon në partneritet, dhe jo nga pozicioni i frikës që çon në patriotizmin e rrezikshëm të Beogradit.

- Advertisement -

“Përderisa Rusia po teston ShBA-ë dhe NATO-në për zgjidhjen e problemit me Ukrainën, ky raport mohon rolin e Moskës si partnerin më të rëndësishëm në Ballkan. Ejani përfundimisht t`i qasemi Serbisë nga pozicioni i fuqisë që shpie në partneritet dhe jo nga pozicioni i frikës që shpie ka patriotizmi i rrezikshëm i Beogradit “ ka shkruan Joseph.

Në raport, autorë të të cilit janë ekspertë nga disa vende, thuhet se është e nevojshme që shpërbërja tre dekadashe e Jugosllavisë të përfundojë aty ku filloi – në Kosovë.

Aty ofrohet “strategjia për rikthim” – jo vetëm në lidhje me gjendjen aktuale të përkeqësimit të situatës në Ballkan, por edhe me rritjen e ndikimit rus edhe kinez në këtë regjion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit