1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Iu anulua fluturimi në Itali, udhëtarë nga Shqipëria përpIasen me ata nga Kosova: Pse të ikin para nesh, ndërhynë policia

Rekomandime

Ka marrë fund Odisea e 250 qytetarëve shqiptarë, të cilët për 24 orë ishin bIIokuar në aeroportin e Milanos Malpensa, pasi fluturimi i tyre ishte anuluar.

- Advertisement -

Por ajo që shkaktoi jo pak habi është se revoIta e përmbajtur dhe frustrimi për anulimin e fluturimit, shpërtheu kur pasagjerët e drejtuar për në Kosovë parakaluan para tyre.

Për qetësimin e situatës u detyruan të ndërhyjnë edhe forcat policore. Një masë urgjente e nevojshme, për qetësuar qytetarët të cilët donin me çdo kusht të arrinin në shtëpitë e tyre, madje edhe duke penguar largimin e kosovarëve, përcjellë shqiptarja.com.

Situata degradoi pasi Wizz Air nuk donte të planifikonte një fluturim të ri pas atij të anuluar të shtunën dhe qytetarët refuzuan të qëndronin në hotel dhe vendosën të kamponin në aeroport duke pritur ngritjen.

- Advertisement -

Më 1 gusht avioni me 321 shqiptarët në bord është nisur drejt Tiranës, duke lënë pas pamjet e një ndeshje evropiane mes Shqipërisë dhe Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit