-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ju që nuk i keni regjistruar veturat për shkak të pandemisë, duhet ta bëni deri me këtë datë

Rekomandime

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pronarët e mjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet e mjeteve, apo nuk i kanë regjistruar mjetet e tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me COVID-19, duhet ta përmbushin detyrimin e tyre deri më datën 17.08.2020.

Deri me këtë datë ju vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor.

- Advertisement -

Pas kësaj date, detyrohen ta dorëzojnë policen e re të sigurimit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë ditë nga data e lëshimit dhe certifikatën e re mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit. Për zbatimin e këtij afati do të kujdeset Policia e Kosovës.

Po ashtu, njoftohen qytetarët se të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit