6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Juristi Miftaraj i reagon Hotit, i cili tha se mos vendosja e maskës përbënë vepër penale

Rekomandime

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i ka reaguar kryeministrit Avdullah Hoti, i cili sot është shprehur se personat që nuk i zbatojnë masat (vendosjen e maskës, distancën fizike, larjen e duarve), bëjnë vepër penale, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Juristi Miftaraj i ka reaguar, Hotit i cili sot pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, ka thënë se personat që nuk i zbatojnë masat (vendosjen e maskës, distancën fizike, larjen e duarve), bëjnë vepër penale. Miftaraj po thotë se kjo nuk përbën vepër penale.

Ai ka thënë se mos bartja e maskave nuk është vepër penale.

Miftaraj ka theksuar se vepër penale është për ata që janë të infektuar dhe të tillët nuk marrin masa për parandalimin e sëmundjes.

- Advertisement -

Statusi i plotë:

Jo Kryeminister NUK ESHTE VEPER PENALE.

- Advertisement -

Veper penale eshte vetem per ata qe jane te infektuar dhe e dine qe jane te infektuar permes testimit, dhe nuk marrin masa mos me perhap semundjen.

E akuzojshit VV-ne se skane ekspertize per qeverisje, se Ju keni eksperta me vagona. Ku i keni ekspertat, hajde se kjo eshte koha kur ata duhet me jap ekspertizen e tyre.

Lexone nje pjese te aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese per masat administrative, e njejta vlen edhe per pjesen penale. Nuk luftohet kjo semundje me komunikata e as me apele per qytetare.

Megjithatë, Gjykata, me shumicë votash, vendosi se: (i) pika V e Vendimit [nr. 229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” për Komunën e Prizrenit; dhe (ii) pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, respektivisht, ku përcaktohen kundërvajtjet administrative dhe sanksionet përkatëse, nuk janë në përputhshmëri me nenin 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së.

Gjykata arsyetoi se në përcaktimin e mosrespektimit të masave të parashikuara përmes Vendimeve të lartcekura si “kundërvajtje administrative”, Ministria e Shëndetësisë, ka tejkaluar autorizimet ligjore të përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Gjykata theksoi se bazuar në Ligjin nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, kundërvajtjet dhe sanksionet përkatëse, mund të përcaktohen vetëm me ligj të Kuvendit të Republikës ose me akte të Kuvendit të një Komune, dhe se ky autorizim nuk mund të bartet në organe të tjera. Rrjedhimisht, kundërvajtjet administrative të përcaktuara përmes këtyre tri Vendimeve të kontestuara, nuk janë “të përcaktuara në ligj” dhe për pasojë, u shpallën jokushtetuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit