1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jusuf Buxhovi e takon Sali Berishën: Kështu ishte përgjigjur për Kosovën në vitin 1996 në Gjermani

Rekomandime

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi është takuar me ish kryetarin e PD-së dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili së fundi u përjashtua nga Partia Demokratike, pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së.

- Advertisement -

Përmes një postimi në facebook, Buxhovi ka treguar edhe një detaj interesant për Sali Berishën, në një takim që kishte pasur me Helmut Kohl në vitin 1996.

“Si korrespodent i “Rilindjes” i akredituar në Bon, mora pjesë në konferencën e përbashkët të kancelarit Kol me Berishën, me ç’rast, në pyetjen time si e shihte zgjidhjen e çështjes së Kosovës kur ajo kishte shpallur pavarësinë ndërkohë që mbahej e pushtuar nga Serbia dhe e kërcënuar për shfarosje, ai theksoi se duhet të respektohet vullneti i popullit të Kosovës për pavarësi dhe të përkrahet ndërkombëtarisht, kërkesë kjo që nga ana e Berishës u përserit edhe në mbrëmje në pritjen që shtroi kancelari Kol për nder të kryeministrit të Shqipërisë në Bad Godesberg”, ka shkruar Buxhovi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

NJË TAKIM I NGROHTË ME SALI BERISHËN NË TIRANË

Me Sali Berishën, ish kryeministrin dhe presidentin e Shqipërisë, na lidhin ngjarjet e fundviteve të tetëdhjeta dhe ato të fillimviteve të nëntëdhjeta, ngjarje këto që kanë të bëjnë me rrënimin e monizmit si dhe fillimet e pluralizmit politik nëpër të cilat po kalonte shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë me të cilën u vu në binarët e pakthyeshëm historik procesi i rrënimit të komunizmit si dhe lëvizja e shtetndërtimit, që çoi te shteti i pavarur si dhe themelimi i Partisë Demokratike në Tiranë , ndonëse në të dy anët i përcjellë me vështirësi të shumta, shoqërinë shqiptare e nxori nga diktatura komuniste dhe nga pushtimi serb.

- Advertisement -

Në këtë zhvillim historik, intelektualët e Kosovës dhe të Shqipërisë, kishin një kauzë të përbashkët. Dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë dhe dr Sali Berisha në Tiranë patën fatin që të jenë në krye të dy partive demokratike shqiptare që morën përgjegjësinë e kësaj kthese historike. Asokohe, te dy liderët shqiptarë udhëhiqeshin nga kauza që shoqërinë shqiptare ta kthente kah perëndimi me postulatet e saj: lirin; dhe demokracinë…

Në ato rrethana njoha Sali Berishën. Fillimisht si lider të pluralizmit dhe më vonë si President të Shqipërisë. Që të dy këto njohje ndodhën në Gjermani. I pari në maj të vitit 1991 në Berlin, në mbledhjen e OSBS-së kur Shqipëria u pranua anëtare e saj. Në Berlin, Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike, ishte në kuadër të delegacionit të spektrit plural shqiptar me Fatos Nanon dhe tre të tjerë. Dhe herën e dytë, e takova në Bon, në vitin 1996, kur si president i Shqipërisë zyrtarisht vizitoi Gjermaninë. Si korrespodent i “Rilindjes” i akredituar në Bon, mora pjesë në konferencën e përbashkët të kancelarit Kol me Berishën, me ç’rast, në pyetjen time si e shihte zgjidhjen e çështjes së Kosovës kur ajo kishte shpallur pavarësinë ndërkohë që mbahej e pushtuar nga Serbia dhe e kërcënuar për shfarosje, ai theksoi se duhet të respektohet vullneti i popullit të Kosovës për pavarësi dhe të përkrahet ndërkombëtarisht, kërkesë kjo që nga ana e Berishës u përserit edhe në mbrëmje në pritjen që shtroi kancelari Kol për nder të kryeministrit të Shqipërisë në Bad Godesberg.

Gjatë takimit të djeshëm në Tiranë, pasi që ia dhurova disa nga librat e mia (“Kosova” në anglisht, “Kosovën – histori e shkurtër”, “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, “Dosjen B” dhe “Monën), duke u ndërlidhur edhe me veprat e mia që në mënyrë kritike trajtojnë këtë problematikë dhe rolin e Berishës në të, veçmas raportet me dr. Ibrahim Rugovës në këtë proces tejet kompleks dhe i përcjellë edhe me kundërthnënie të pashmangshme që impononin rrethanat, evokuam kujtimet e “kohës së madhe” siç e quajti ai dhe, po ashtu, me pietet kujtuam miqtë tanë që nuk janë më, të cilët ishin pjesë e atij rrugëtimit madhështor. Berisha tha se përkundër sfidave me të cilat po përballohet kohëve të fundit, ndjehet i nderuar që ishte pjesë atij “rrugëtimi historik”, që shoqërinë shqiptare, në të dy anët, e liroi nga kthetrat e diktaturës komuniste dhe krijoi mundësitë që ajo tashmë të ec drejt bashkimit të pandalshëm…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit