11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Pas kthimit nga Amerika, Jeremiq “pIas bombën”: Është një listë për sanksione me 28 persona, e ka parë edhe Vuçiq

Rekomandime

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë vetëm dy emrat e parë në listën prej 28 personave ndaj të cilëve Qeveria Amerikane vendosi sanksione dhe theksoi se ky ishte një paralajmërim serioz për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Kjo e tronditi shumë Vuçiqin, sepse Veselinoviqi dhe Radoiçiq u vunë nën sanksionet amerikane me arsyetimin se kishin të bënin me krimin e organizuar në bashkëpunim me shtetin”, ka thënë Jeremiq, shkruan Klix.ba.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se s’do të donte të ishte në vendin e Vuçiqit.

Jeremiq ka treguar se sot është kthyer nga Amerika ku ka pasur biseda mjaft serioze. Ai thekson se nëse vetë e ka parë listën me 28 persona për sanksione, atëherë të njejtën duhet ta ketë parë edhe Vuçiq si president i Serbisë.

Jeremiq ka thënë se sanksionet nënkuptojnë që personat në listë nuk mund të kryejnë transaksione bankare dhe të disponojnë para, përveç bankave në Iran apo Rusi.

- Advertisement -

“Ajo goditje paralajmëruese ka ndikuar edhe në vendimin e Vuçiqit për t’u tërhequr në lidhje me ligjet për referendum dhe shpronësim”, ka theksuar Jeremiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit