15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çun Lajçi: U rritën fëmijët e 98-tës!

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të vjetrit duhet të ikin, pasi duhen ide e lufta të reja për këtë popull, pasi janë rritur fëmijët e 98-tës, që e duan Kosovën më të pastër e më të bukur, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk duhet të harrojnë se ende mund të ndëshkohen, nëse mendojnë t’i vënë ndërskamcën fituesit!

Postimi i tij i plotë:

U rritën fëmijët e 98-tës!

- Advertisement -

A guxoj me folë?

Ani. Mbasi jam sherua m’falet shkretnimi!

- Advertisement -

Mbramë kur i pashë tre ish lider, tue u ankua se si populli i la t’humbun rrugëve, e tue mos ia pranua fitorën tjetrit, e plot dy javë banë dasëm pa nuse, tue nxjerrë her helm her mjalt, herë pelim herë mehlem nga goja, m’u kujtua sofra e mbushun plot mish dashi e Oso Kuka mbështetun n’rreth t’oxhakut:

– e knova

” A thue ç’ka n’jaj Oso Kuka qi tue i shkua s’ash sonte buka!”

*** Paj… edhe unë sa do që i mirë isha, jam plakë e duhet me ndejt n’rreth t’oxhakut e me dorëzua zotshpillëkun të nji artist tjetër!

– Ikni, se boll u thirret n’Ibrahimin e n’UÇK-në! I duhen ide e lufta t’reja këtij populli, se janë rritë femijët e 98-tës e Kosovën e duen ma t’pastër e ma t’bukur!

Veç mos harroni, se hala keni m’u ndëshkua, nëse mendoni me ia vu ndërskamcën fituesit!

Urime sokolanat e VV-së!

Dardani, 15.02.2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit