4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ka “2-3 milionë euro”, por mbeti jashtë kryesisë së PDK-së, ja çfarë thotë Xhavit Haliti

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zgjedhur Kryesinë e re, e që u panë edhe shumë emra të rinj që nuk kanë qenë më herët në kryesi të kësaj partie.

Por në listën e kësaj kryesie nuk u panë edhe disa prej emrave më të fuqishēm në PDK. Pjesë e listës nuk ishte as deputeti Xhavit Haliti.

- Advertisement -

Media ka kontaktuar me Halitin për ta komentuar këtë listë, por që I njëjti është deklaruar shkurt duke thënë se “Kryesia është propozuar në përputhje me statutin e PDK-së, dhe vendimet politike të Konventes së fundit të PDK-së”.

Derisa i pyetur se pse nuk është më pjesë e kryesisë së PDK-së, Haliti thotë se kanë vendosur që deputetët mos të jenë pjesë e kryesisë.

“Kemi vendosur që deputetët të mos jenë anëtarë Kryesie, e unë jam njëri ndër ta”, deklaron Haliti.

- Advertisement -

Përveç, Halitit jashtë mbeti edhe Abelard Tahiri, i cili nuk iu përgjigj pyetjeve të redaksisë lidhur me qëndrimin e tij karshi prurjeve të reja.

Ndryshe menjëhere pas zgjedhjes së re të këtyre emrave pati reagime nga deputetë të ndryshëm të PDK-së, duke u shprehur të pakënaqur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit