15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ka ndërruar jetë miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Rekomandime

Ish-senatori amerikan Bob Dole, miku i madh i Kosovës ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

- Advertisement -

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Ish-senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes në garë qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera. Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit