8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kadaj-Bujupi befason: Për LDK-në s’kemi as çka të flasim, ka luajtur lojë të ndyrë

Rekomandime

Analistja Donika Kadaj Bujupi ka thënë se LDK është treguar gjithmonë joparimore kur ka lidhur koalicione me parti tjera për të formuar qeveri.

Në emisionin Pressing në T7 është duke u diskutuar për koalicionet qeveritare në historinë e Kosovës dhe kohëzgjatjen e tyre.

- Advertisement -

Kadja Bujupi, që ka qenë deputete 5 herë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se LDK gjithmonë ka lejuar që deputetë të saj të ofendojnë pjesëtarët e koalicionit.

“Për LDK-në s’kemi as çka me folë, ka luajtur lojë të ndyrë”, ka thënë ajo.

“Ne kemi pasur rastin kur ata kanë thënë se këta na kanë vrarë, kanë përdorur edhe emra, e apstaj brenda natës kanë lidhur koalicion me ta dhe pastaj gjithçka është harruar. E kanë shfrytëzuar këtë vetëm për vota”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Tutje ajo ka thënë se disa prej deputetëve që kanë ofenduar UÇK-në, kanë qenë ata që kanë ecur përpara në karrierë.

“Ata që kishin sulmuar UÇK-në, cuditërisht sot i keni në qeveri. Ata kanë vazhduar të ecin përpara në karrierë”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit