7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kadaj-Bujupi i bën thirrje shtetit t’iu sigurojë bursë të përhershme fëmijëve jetimë që humbën nënën nga Covid-19

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një shkrimi ka treguar se sot ka vizituar fëmijët jetimë të gruas që humbi jetën nga Covid-19.Kadaj-Bujupi tha se këta dy fëmijë jetojnë krejtësisht vetëm pas vdekjes së nënës së tyre, derisa babai i tyre kishte vdekur vite më parë.Ajo u bëri thirrje institucioneve të vendit që këtyre fëmijëve t’u sigurohet bursë e përhershme, dhe atë menjëherë.

- Advertisement -

Përveç institucioneve, deputetja u bëri thirrje edhe njerëzve të vullnetit të mirë që t’u ofrojnë ndihmë këtyre fëmijëve.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetes:Sot vizitova Erblinin dhe Erblinën.

Fatkeqësisht ditë më parë nëna e tyre humbi jetën nga virusi Covid-19. Babai, ish-luftëtar, ka ndërruar jetë vite më parë, ndërsa sot këta dy fëmijë jetojnë krejtësisht të vetëm. Unë i thërras së pari institucionet që të sigurojnë bursë të përhershme dhe atë mënjeherë. Gjithashtu thërras njerëzit e vullnetit të mirë që të lajmërohen dhe të ofrojnë ndihmën e tyre.Është kohë e vështirë, prandaj mund të ia dalim vetëm duke ngritur njëri-tjetrin lartë.

Le të tregojmë kujdes dhe solidaritet tani kur duhet më së shumti.Së bashku t’i tregojmë Erblinit dhe Erblinës se nuk janë të vetëm në këtë betejë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit