-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kadri Veseli: Ta gëzojnë Xhaminë Qendrore myslimanët e Kosovës!

Rekomandime

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook në lidhje me protestën e sotme në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

- Advertisement -

Ai ndësr të tjera ka thënë se në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje.

Ky është postimi i plotë:

Kombi ynë shqiptar, është i veçantë, se në gjirin e saj ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste.

- Advertisement -

Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi, përbëjnë shpirtin e kombit tonë. Me krenari mund të themi se toleranca dhe bashkëjetesa e këtyre besimeve është e natyrshme tek shqiptarët.

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës e shpërfaq këtë bashkëjetesë. Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t’i ndjekin ritet e tyre.

- Advertisement -

Në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje.

Unë personalisht kam qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet. Është praktikë e vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vlerë e popullit tonë.

Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës e të luten për shetin dhe të mirën e popullit tonë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit