3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kadri Veseli tregon përpjekjet e tij për gratë

Rekomandime

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të angazhohet edhe më tutje për barazi gjinore që Kosova të jetë një vend i zhvilluar.

- Advertisement -

Veseli përmes facebook, duke folur për rolin e gruas në vendimmarrje, theksoi edhe përpjekjet e tij për t’i dhënë fund diskriminimit të grave në ndarjen e pasurisë familjare, njofton Klan Kosova.

”Kosova do të jetë një vend përnjëmend i zhvilluar dhe i lumtur vetëm atëhere kur të kemi barazi gjinore dhe prandaj unë e kam prioritet garantimin e shanseve të barabarta. Për të arritur këtë qëllim do të fuqizojmë ekonomikisht gratë duke ofruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe duke siguruar qasje në fonde për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë.

Po ashtu do angazhohemi për t’i dhënë fund njëherë e mirë diskriminimit të grave në ndarjen e pasurisë familjare. Ne do u japim grave rolin dhe vendin që meritojnë në shoqëri dhe së bashku me to do të luftojmë korrupsionin e do ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.

- Advertisement -

Shpërndajeni këtë video nëse jeni dakord me politikat tona për të përmirësuar gjendjen ekonomike e sociale të grave!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit