1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kadrijaj-Kurtit: Tash po i rri gatitu flamurit lara-lara

Rekomandime

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka thënë kryeministrit Kurti se po tenton ta bindë edhe veten se plani qeverisës është i mirë. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo tha se plani qeverisës është buqetë dëshirash dhe i parealizueshëm.

- Advertisement -

“Kryeministër një këshillë për ty. Të lutem mos vrapo shumë se po merr në thu e sakatohesh. Qaq shumë po na e elaboron programin qeveritar sa që po tenton me e bind edhe veten që është i mirë. Krejt e dimë se programi yt qeveritar është një buqetë dëshirash dhe i pa realizueshëm”, deklaroi ajo.

Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Kurtin edhe për ngarkim dhe shkarkim të bordeve.

“Është një fjalë e urtë popullorë ‘dita e mirë shihet në nadje’. Ju në emër të ç’kapjes së shtetit ju po e kapni shtetin. E kemi parë këtë praktikë edhe në qeverinë “Kurti I”, që keni shkarkuar borde keni ngarkuar borde dhe keni proklamuar se do të bëni borde profesionale dhe keni bërë borde politike. I keni rrejtë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Kadrijaj.

- Advertisement -

Ndër të tjera Kadrijaj i ka kërkuar që të realizojë edhe zotimet e tij gjatë fushatës.

“Ti popullin e ke mashtruar duke thënë se nuk ka di log por Vetëvendosje. Tash prej prioritetit numër gjashtë e ke kthyer në prioritet numër një. A ke thënë që ki me rishku marrëveshje, ke thënë që ka me pas bashkim kombëtarë… ke thanë që nuk do ta respektojë flamuri lara-lara e sot po i rrin gatituni. Na nuk po kemi nevojë me e ba opozitën sepse po e bënë ti me veprimet dhe skandalet e tua. Realizojë edhe këto masi ke marrë hez se me këto i ke marrë votat, mos e mashtro opinionin e gjerë”, ka thënë Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit