Kafiteritë në rrugën B janë zbrasur nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës.
Kjo pas një aksioni për zbatimin e masave kundër pandemisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.
Sic mësohet nga vendi i ngjarjes inspektorët janë duke i gjobitur pronarët e lokalevë por edhe qytetarët për shkelje të ligjit anti-covid.
CHECK THIS OUT
Dhjami shtesë në stomak dhe kofshë do të zhduket për 6 ditë!
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaci.
Një numër i madh i inspektorëve janë duke shikuar sa është duke respektuar ligji kundër koronavirust, shkruan Gazeta Infokus.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 në festat e Marsit. ndaj të gjithë shkelësve. Në secilin rast kur inspektorët ne teren hasin veprime qe janë ne kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës do të veprojnë konform mandatit ligjorë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë aksion është duke marrë pjesë edhe Policia e Kosovës
“Bashkë me Policinë jemi duke vepruar ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës për të penguar organizimet me grumbullim të njerëzve, veprime të cilat ndikojnë ne rritje të numrit të të infektuarve. Qytetaret e shendosh janë gjeja me e çmueshme qe ka vendi, ketë duhet ruajtur edhe ne festa”, deklaroi ai për Inofkus.
Më poshtë gjeni fotografi nga vendi i ngjarjes