10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kajtazi: Donika Gërvalla të na tregojë a ka deponuar dëshmi në Hagë

Rekomandime

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila kishte deklaruar se do të dorëzonte prova në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

- Advertisement -

Kajtazi tha se Gërvalla duhet të tregojë se në çfarë cilësie ka dorëzuar prova në Speciale.

“Donika është ministre e Jashtem dhe do të duhej të filiste vetë për atë deklaratë, duhet të na tregojë se a ka dërgu dëshmi në Hagë, në çfarë cilësie ka çu dëshmi, se jo gjithkush mundet me dorëzu dëshmi në një gjykatë apo prokurori”, tha ai.

Ndëryshe, Gërvalla pati deklaruar kohë me parë kështu: “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë kr.ime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit