10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kajtazi: Kurti nuk do të jetë as deputet e as kryeministër

Rekomandime

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ky vendim i gjykatës është politik, raporton Gazeta Insajderi.

“…nëse bëhet kemi me pas lëndë tjetër për Gjykatë Kushtetuese, është aktgjykim politik dhe gjithmonë ka gjykuar politikisht”, ka thënë Kajtazi.

Po ashtu Kajtazi ka komentuar edhe kandidimin e Albin Kurtit si kryeministër pasi që është i dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në kuvend.

- Advertisement -

Kajtazi ka thënë se nëse respektohet ky aktgjykim, Kurti nuk do të jetë as deputetë dhe as kryeministër.

“S’jam pajtu qysh ka gjyku Gjykata Kushtetuese, por të gjithë janë të obliguar për ta dëgjuar atë dhe nëse respektohet ky aktvendim zotëri Kurti nuk do të jetë deputetë, nuk do të certifikohet për deputet dhe nëse nuk certifikohet për deputet dhe nuk bëhet deputet s’ka se si të jetë kryeministër, sepse di deputet, si ministër si kryeministër është e njëjta çështje”, ka thënë Kajtazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit