7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kajtazi për VV-në: Qysh flasin këta njerëz për mafinë e ndërtimit, Liburn Aliu ka villë afër liqenit

Rekomandime

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka villë në Marigona Hill, që është afër liqenit të Badovcit.

Kajtazi ka thënë se VV po i quan ‘mafi të ndërtimit’ ata të cilët po ndërtojnë villat e banesat, ku zyrtarë të kësaj partie banojnë.

- Advertisement -

“Le të ma thotë mu dikush ku jetojnë këta njerëz të VV-së që iu referohen mafia e ndërtimit në Prishtinë. A jetojnë në qiell këta, a jetojnë nëpër katunet e tyre atje? Jetojnë në Prishtinë në këto banesat që i ka ndërtu mafia e ndërtimt tash, dhe kur e përmend villat te liqeni, po te liqeni ka ble villë atje liburn aliu. Nuk është larg liqenit Marigona Hill aty ka villë presidentja, ato lagje janë të ndërtum prej ktyre njerëzve që këta i quajnë ‘mafi e ndërtimit’”, ka thënë Kajtazi, shkruan Periskopi.

Ndryshe VV ka premtuar vazhdimisht që do të luftohet ‘mafia e ndërtimit’ në Prishtinë dhe qytete të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit