1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kalaja e Verbocit/ Shiu nxjerrë në pah monedha të kohës ilire, shteti i pa interesuar për eksplorim

Rekomandime

Gjurmët kanë filluar të zhduken.

- Advertisement -

E rruga deri atje është vështirë e kaluar për mos të thënë e pamundur.

Shkurret e gurinat kanë bërë që në majën më të lartë të dallohet fare pak se dikur në këtë vend ishte një kala.

Është kjo pjesa kur qindra vjet më parë mendohet se kishte jetesë dhe në të gjendeshin edhe tempujt e fesë.

- Advertisement -

Nga gojëdhënat e të parëve të tij, Limon Prokshi, kishte mësuar se nga kjo pikë përcilleshin sinjalet për rreziqe përmes zjarrit, ndërsa tash shprehet i zhgënjyer se si janë zhdukur gjurmët e  kalasë së Verbocit në Drenas.

“Qysh kom ni prej pleqve kjo ka qenë pika më e lartë dhe përmes zjarreve janë marr veshë me fshatrat e tjerë. Kjo ka qenë kala e mirëfilltë. Komuna as kurkush nuk u kujdes për këtë kala”.

- Advertisement -

E 79 vjeçari, Tafe Rukiçi, thotë se nga kjo pjesë e kalasë gjurmët ekzistojnë edhe sot.

Ai rrëfen se si kur kishte reshje shiu, në këtë pjesë kanë gjetur edhe para të kohës se ilirëve që tregon lashtësinë e ekzistencës së paraardhësve këtu.

“Tash u pyllëzua dhe tash s’mundesh me pa asgjë. Këtu ka qenë një kishë. Ky ka qenë një vend turistik. Kush mas këtij vendi si ka ra. Kur bjer shi dalin pare të kohës së ilirëve e romakëve. Unë i kom gjetë vet e i kom dorëzu në Muzeun e Kosovës”.

Madje në territorin e kalasë që vetëm emri i ka mbetur është dhe një fenomen i çuditshëm që s’ka shpjegim.

“Këtu është ai vendi që kur e godet më këmbë dëgjohet një zbrazëti poshtë, sikur të ketë diçka”.

Kalaja antike dhe mesjetare e Verbocit ndodhet rreth 7 km në veri të Drenasit. Kalaja shtrihet në dy kodra shkëmbore të quajtura Lama e Kalasë dhe Kalaja e Madhe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit