12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Kallen” serbët pas postimit të Dua Lipës, vërshojnë komentet e tyre

Rekomandime

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, njihet për talentin e saj në muzikë dhe hitet e shumta që ka sjell ndër vite.

Ajo ka pushtuar top listat më të rëndësishme në botë dhe pa dyshim se është krenari për të gjithë shqiptarët, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Madje, Dua asnjëherë nuk harron të promovojë shqiptarët në secilën situatë që i jepet mundësia.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të flamurit “Autochthonous” me simbole kombëtare shqiptare.

Kjo ka ngjallur një reagim të orkestruar të serbëve, të cilët kanë vërshuar me komente që nxisin urrejtje e që shfaqin hapur pretendimet fashiste të tyre.

- Advertisement -

Kjo edhe njëherë ka dëshmuar se ata nuk kanë ndryshuar fare pasi edhe tek brezat e rinj është përcjell urrejtja dhe pretendimet e sëmura të tyre, që para disa vjetësh eskaluan edhe në gjenocid.

- Advertisement -

Kujtojmë se Dua Lipa ka korrur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare dhe nuk është këngëtarja e vetme shqiptare me sukses të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit