1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kamishi ka një super lajm për qytetarët e Kosovës lidhur me tërheqjen e Trust-it

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu është i bindur se tërheqja e 30 për qind e mjeteve nga trusti për qytetarët e Kosovës do të bëhet.

Këtë e ai e ka argumentuar bazuar në kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të cilët vazhdimisht, sipas tij i shkruajnë për këtë çështje, por jo vetëm atij.

- Advertisement -

Me të njëjtën situatë, thotë Haxhiu po përballen edhe deputetet e pozitës dhe opozitës, e të cilëve votuesit, por edhe qytetarët e tjerë po i`u shkruajnë përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, që ljeimi i tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga Trusti, të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Bekim Haxhiu ka dhënë detaje për iniciativën e tij, se deri ku ka shkuar.

“Sot po presim një përgjigje nga Qeveria e Kosovës. Qeveria ka fat 30 ditë për të na dhënë një përgjigje dhe në rast se nuk ka ndonjë mendim nga Qeveria e Kosovës, atëherë pas 30 ditësh, mund të votohet ose të kaloi në Kuvend plotësim ndryshimi i ligji për trustin, që do t`i hapte rrugë tërheqjes së mjeteve nga ana e qytetarëve ”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Aktualisht një qëndrim të betonuar për këtë çështje ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje që nuk përkrah idenë e tërheqjes së shumës prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale.

Por mendim individual, sipas Bekim Haxhiut, kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

“Kam folur me të gjithë deputetet e partive individualisht, ku shumica nga ta janë PRO tërheqjes së mjeteve nga Trusi meqë edhe ata kanë çdo ditë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që një ide e tillë të shtyhet përpara”, ka thënë ai.

Sipas Haxhiut, kolegët e tij nga pozita duhet t`i lënë anash ndikimet politike në mënyrë që qytetarëve të vendit t`iu mundësohet tërheqja, pas ngritjes së çmimeve bazike në Kosovë.

“Në shumicë janë pro votimit, pro kërkesës, sepse edhe ata sikurse unë, janë kontaktuar nga qytetarët. Unë jam i bindur që kjo iniciativë do të procedohet, sepse deputetët do të veprojnë konformë detyrave dhe përgjegjësive që kanë. Interesat e qytetarëve dhe kërkesa e tyre është që të votohet mundësia për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Jam i bindur që deputetët do të votojnë me integritet dhe nuk do të bien nën ndikime politike…:, ka thënë ai.

Në parim Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe një pjesë e deputetëve të LDK i kanë thënë “PO” idesë së Bekim Haxhiut, që përmes plotësim – ndryshimit të ligjit të Trustit, të lejohet tërheqja e 30 për qind e shumës së mjeteve në Trust.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se ata janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë, por vetëm që presin dritën e gjelbërt nga institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit