16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kanada/ Flamuri i Kosovës ngrihet në Otava në 13-vjetorin e Pavarësisë

Rekomandime

Flamuri i Kosovës është ngritur në Otava të Kanadasë ashtu si dhe vitet e tjera, ndonëse në kushte pandemie këtë herë.

- Advertisement -

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan: “Jashtëzakonisht krenar me emocionues ngritja e Flamurit të Kosovës në ambientet e Bashkisë së Otavës, për nder të Pavarësisë së Kosovës! Shumë falënderues autoriteteve kanadeze për këtë nderë dhe respekt të veçantë për Kosovën, Diasporën tanë ne Kanada dhe popullin e Kosovës në përgjithësi”.

Sivjet për shkak të pandemisë COVID19, u thye tradita e ngritjes së flamurit para Parlamentit të Ontarios në bashkëpunim me shoqatat kryesore në Toronto, Hamilton dhe London. Është hera e parë që shqiptarët në Kanada nuk po e festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës me organizimet e tyre tradicionale, por duke gjetur mënyra të tjera online.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit