1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kanadaja zgjat misionin ushtarak në Ukrainë, do të dërgojë ushtarë shtesë dhe 268 milionë dollarë

Rekomandime

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka bërë të ditur se do të zgjasin misionin e trajnimit ushtarak në mbështetje të forcave të sigurisë ukrainase me tre vjet dhe premton një shtesë prej 268 milionë dollarësh (340 milionë dollarë kanadezë).

Personel shtesë prej gjashtëdhjetë ushtarakëve kanadezë do të vendosen “brenda ditësh” si pjesë e operacionit UNIFIER, u tha Trudeau gazetarëve, ndërsa numri i trupave në terren është i autorizuar të arrijë deri në 400, shkruan Aljazeera.

- Advertisement -

“Le të mos ketë asnjë gabim që Kanadaja, së bashku me të gjithë aleatët tanë demokratikë, qëndron e fortë për Ukrainën dhe gjithçka që bëjmë është e motivuar nga ndjekja jonë për de-përshkallëzimin dhe një zgjidhje diplomatike,” tha Trudeau.

Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë, Anita Anand, do të udhëtojë në Letoni dhe Ukrainë në ditët në vijim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit