18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Bill Gates rishfaqet në publik në krah të vajzës 18-vjeçare, ende e mban unazën

Rekomandime

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është fotografuar për herë të parë në publik që kur njoftoi divorcin e tij nga Melinda Gates.

- Advertisement -

65-vjeçari u pa në Manhattan të shtunën pasi zbarkoi nga avioni i tij privat në Aeroportin Newark në New Jersey.

Lexo Edhe:Shitet 1.2 milion euro letra e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajn

Unaza e martesës ishte ende në dorën e tij të majtë ndërsa shoqërohej nga vajza e tij 18-vjeçare Phoebe dhe i dashuri i saj Chaz Flynn.

- Advertisement -

Një nga çiftet më të pasura në botë, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit.

Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit