0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kandidati i LDK-së: Në luftë u arrestova nga pjesëtarë të UÇK-së, pas lufte u plagosa nga SHIK-u

Rekomandime

Fetah Rudi kandidat për deputet nga radhët e LDK-së ndaj të cilit është bërë atentat në vitin 2000.

- Advertisement -

Rudi e ka thënë se atentatin ja kanë bërë SHIKU. Arsyeja sipas tij ishte pasi takohej çdo të premte me presidentin Ibrahim Rugova.

“Në karrocë jam që nga viti 2000, ka ndodh një atentat në dhjetor te Rugova, tani tu shku në shtëpi në fashitin Bytyq më kanë bërë atentat. Falë Rugovës edhe KFOR që më quan në Itali. Ishin njerëz të SHIK-ut, ngase isha i pathyeshëm në qëndrimet e mija dhe në besimin në Rugovën. Edhe gjatë luftës ka pas kërcënime dhe vrasje, unë edhe kam qenë i arrestuar nga UCK-ja, vetëm pse kam marrë pjesë më Rugovën çdo të premte. Deshën ata që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe që janë munduar ti pengojnë proceset, por si arritën qëllimet”, tha Rudi.

Rudi ka thënë në Frontal se edhe ishte arrestuar gjatë luftës nga pjesëtarë të UCK-së.

- Advertisement -

I njoh ata që më kanë gjyku, edhe ata që më kanë rreh në Kastërc por nuk do ti përmend për shkak të proceseve. Edhe mbas luftës vazhduan presionet që mos ta angazhohem në LDK. Ndoshta kam rreziku jetën, por LDK është më e mira besoj që Gjykata Speciale do ti zbardh këto raste”, theksoi Rudi

Kandidati i LDK-së për deputet ka thënë se pret që vrasjet e pasluftës të zbardhen nën mandatin e Vjosa Osmanit si kryeministre.

- Advertisement -

Po ashtu ka premtuar se nëse zgjidhet deputet do të jetë zë i fuqishëm i familjarëve të LDK-së që u janë vrarë të afërmit e tyre.

Besoj që do të jem deputet pasi e shoh një përkrahje të madhe Do të jem një zë i fuqishëm i familjeve të Ukë Byqtyqit, Tahir Zemës e Bekim Kastratit dhe besoj që këto vrasje do të zbardhen me Vjosa Osmanin kryeministre pasi te na drejtësia ka dështuar”, përfundoj Rudi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit