18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kandidati i LDK’së për kryetar të Rahovecit ndalet gjatë transmetimit “live” pasi filloi të thirret ezani

Rekomandime

Kandidati i LDK’së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, në emisionin Frontal të T7, ka ndalur fjalën në momentin që filloi të thirrej ezani i një xhamie në Rahovec.

- Advertisement -

Krasniqi ishte duke folur pikërisht për degën e LDK’së në Rahovec, ku tha se këtë komunë LDK nuk e qeveris për shkak të qasjes së partisë me qytetarët e vet.

“Humbja ka ndodhur pikërisht për shkak të komoditetit që LDK’ja ia ka krijuar vetit dikur. Është krijuar një besim sikur qytetarët e kanë obligim ta votojnë për shkak të bindjeve të veta…”

Kështu ishte duke folur, por me t’u dëgjuar ezani Krasniqi bëri një pyetje.

- Advertisement -

“Pauzojmë një sekondë?”, pyeti Krasniqi.

Ndërkohë gazetari Arsim Lani tha se munden edhe ta respektojnë ezanin dhe nuk paraqet problem nëse transmetimi i drejtpërdrejtë pret pak kohë.

- Advertisement -

“Faleni? Po ramazanin”, pyeti Lani.

“Relativisht. Ramazanin herë-herë”, u përgjigj Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit