1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kandidati në top dhjetëshe të VV’së, adhurues i flaktë i Enver Hoxhës

Rekomandime

Shumë kandidatë brenda listës së Vetëvendosjes janë komentuar për shkak të bindjeve të tyre ideologjike ekstreme e nganjëherë edhe për shkak të bindjeve që shpesh nuk përkojnë me linjën e partisë.

Brenda kësaj liste ka kandidatë që kanë dhënë deklarata problematike në të kaluarën, siç ishte Visar Korencia që paralajmëronte “zhdukjen e Izraelit” apo siç ishte rasti i Gramos Agushollit, që pretendonte prejardhjen sllave të Skënderbeut.

- Advertisement -

Nuk mungojnë edhe kandidatë që deklarojnë veten si të djathtë, derisa partia e Kurtit që nga themelimi është deklaruar e majtë.

E pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatë të ekstemit të majtë. Njëri nga ta, Hysamedin Feraj, ishte edhe punonjës i Institutit të Studimeve-Marksist Leniniste, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, gruaja e dik.tatorit Enver Hoxha.

Në një video që ka qarkulluar nëpër media, Feraj ishte parë edhe duke bërë homazhe me grusht në kokë para arkivolit të dik.tatorit Hoxha.

- Advertisement -

Por, derisa Feraj kishte bërë këtë në të kaluarën, një kandidat që bën pjesë në dhjetëshen e parë të listës së VV’së, duke se vazhdon të ketë simpati ende për dik.tatorin famëkeq Hoxha.

Është fjala për Gani Krasiniqin, i cili në llogarinë e tij në facebook, vazhdimisht shpërndan artikuj e këngë himnizuese për dik.tatorin që kishte shtypur popullin shqiptar për më shumë se 40 vite.

- Advertisement -

Më tej edhe këngë e fjalime nga dik.tatori Hoxha.

Veprimtari i hershëm i lëvizjeve ilegale dhe njëri nga themeluesit e UÇK’së në Malishevë, Gani Krasniqi, dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Malishevës nga kjo parti. Pasi kishte ndarë rrugët me PDK’në, ai i ishte futur si kandidat i pavarur garës për të parin e Malishevës, por nuk kishte arritur rezultat të kënaqshëm.

Krasniqi ka mbi 10 vite angazhim brenda partisë së Albin Kurtit, dhe ka marrë pjesë me këtë parti në çdo proces zgjedhor prej vitit 2010, kur VV për herë të parë mori pjesë në zgjedhje.

Ai synon pozitën e deputetit për herë të pestë, pasi dështoi në plot katër palë zgjedhje.

Emri i Gani Krasniqit në listën e kandidatëve të deputetëve të Vetëvendosjes nuk ishte aspak befasi, por renditja e tij në mesin e dhjetë kandidatëve të parë të listës nuk ishte shumë e pritur.

Në zgjedhjet e para për VV-në, Krasniqi ishte pjestë e listës, i renditur me numër 43, në mënyrë alfabetike. Në ato zgjedhje kur VV kishte arritur të siguronte 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ai nuk kishte arritur të jetë njëri nga të zgjedhuri, duke mbetur vetëm me 3405 vota.

Katër vite më vonë, në procesin zgjedhor të vitit 2014, Krasniqi ishte renditur më lart në listë. Ai mbante numrin 19, siguroi 4287 vota, por as kësaj radhe nuk arriti të fitonte ulëse brenda Kuvendit të Kosovës.

Me 4164 vota, Gani Krasniqi mbeti jashtë Kuvendit edhe në zgjedhjet e vitit 2017, zgjedhje këto kur ishte renditur më poshtë në listë sesa tre vite më herët. Numri i tij në këto zgjedhje ishte 31.

Edhe më poshtë në listë, Vetëvendosje e renditi atë në zgjedhjet e fundit, me 6 qershor 2019. Ai ishte renditur si i 46-ti, por kësaj here, arriti numrin më të madh të votave, gjithsej 5146 sosh. Në këto zgjedhje edhe Vetëvendosje arriti numrin më të madh të votave në historinë e saj, duke arritur të dalë edhe fituese.

Zgjedhjet e radhës mbahen me 14 shkurt, kurse Gani Krasniqi brenda listës së VV’së renditet si i nënti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit